Maqedoni
Pendarovski takoi Mickovskin, në fokus ngjarjet e “27 prillit”
07.05.2021 15:24
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka pritur në takim kryetarin e partisë opozitare VMRO-DPMNE-së...

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka pritur në takim kryetarin e partisë opozitare VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Në këtë takim siç është paralajmëruar nga Kabineti i presidentit do të bisedohet për ngjarjet e “27 prillit” dhe për situatën aktuale politike në vend. Takimi ishte caktuar, me kërkesë të liderit të opozitës. Edhe Pendarovski edhe Mickovski mbajtjen e takimit e kanë cilësuar si kontribut të dobishëm për dialogun midis aktorëve politik në vend. Ndërsa takimi vjen pas protestës së VMRO-DPMNE-së me kërkesën për lirimin e të burgosurve të 27 prillit dhe deklaratës së presidentit Pendarovski se nuk mendon që ata që sulmuan kuvendin më 27 prill janë terroristë.
Për takimin Pendarovski-Mickovski është prononcuar kryeministri, Zoran Zaev, i cli tha se është mbështetës i dialogut i cili sjell konsensus, por ai ka përjashtuar mundësinë e amnistisë për të dënuarit e “27prillit”.
“Është mirë që ka dialog. Dialogu mund të sjellë rezultate. Bazuar në pyetjen e 27 Prillit, unë nuk pres asgjë, as Presidenti nuk mund të shfuqizojë ose të amnistojë ngjarjet në lidhje me kërcënimin terrorist ndaj rendit kushtetues, dhe as një gjë e tillë nuk lejohet të bëhet. Por nuk ka dëm nga bisedimet.”,- deklaroi kryeministri, Zoran Zaev.
Lidhur me mundësinë e përsëritjes së çështjes së të dënuarve për ngjarjet e “27 prillit”, Zaev thotë se nëse ka prova të reja dhe relevante, nuk vendos ai por gjykata.
NAIM RAMADANI
