Botë
Gjermania: “Astra Zeneca”, tek të gjithë të rriturit
07.05.2021 16:21
Fushata e vaksinimit anti Kovid u vonua në shumë vende pas raporteve se vaksina e “Astra Zeneka”...

Fushata e vaksinimit anti Kovid u vonua në shumë vende pas raporteve se vaksina e “Astra Zeneka” shkaktonte mpiksje të gjakut. Por, Gjermania ka paralajmëruar se do të miratojë përdorimin e vaksinës së “AstraZeneca” tek të gjithë të rriturit. Mungesat fillestare e furnizimit dhe pengesat burokratike bënë që Gjermania, e cila ka ekonominë më të madhe të Europës, të fillonte me vonesë fushatën e vaksinimit.
“Këto masa shërbejnë për të përshpejtuar më tej fushatën tonë të vaksinimit, Gjermania synonte të vaksinonte grupmoshat midis 12-18 vjeç, pasi rregullatorët europianë të miratojnë “BioNTech-Pfizer”. Deri më tani, 30.6 % e popullsisë gjermane prej rreth 83 milion ka marrë dozën e parë të një vaksine dhe 8.6 % janë plotësisht të vaksinuar.”,- tha ministri i shëndetësisë në Gjermani, Tonjens Spahn.
Putin: “Sputnik V”, e thjesht dhe e sigurt
Ndërkohë, Rusia ka vënë në përdorim një tjetër vaksinë, “Sputnik V Light” me vetë një dozë. Presidenti, Vladimir Putin, ka thënë se vaksinat ruse “Sputnik” janë më të besueshme se kallashnikovi.
“Sot vaksinat tona, që janë të njohura në të gjithë globin bazohen në teknologjinë dhe platformën që është në përdorim prej vitesh.. Ashtu siç tha edhe një specialist evropian, ato janë po aq të sigurta sa një armë Kallashnikov. Kjo është analogjia e përdorur nga vetë specialistët evropianë. Dhe mendoj se ka të drejtë, vaksinat tona janë të thjeshta dhe të sigurta si një armë Kallashnikov.”,- u shpreh presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin.
OBSh: “Sinovac” e sigurt dhe efektive kundër Covid-19
Nga ana tjetër OBSH-ja ka dalë me një deklaratë në lidhje me vaksinën kineze të prodhuar nga kompania Sinovac. Sipas ekspertëve të OBSH-së, vaksina anti-Covid e prodhuar nga Sinovac Biotech e Kinës është e sigurt dhe efektive në parandalimin e sëmundjes së koronavirusit tek të rriturit nën 60 vjeç. Përfundimi është arritur nga Grupi Strategjik Këshillimor i Ekspertëve të OBSH-së mbi Imunizimin (SAGE), pasi vlerësoi vaksinën Sinovac që kaloi 3 fazat e provave klinike në Kinë, Brazil, Indonezi, Turqi dhe Kili.
REJHANE BUSHI METAJ
