Maqedoni

Kovid-19, 25 të vdekur e 234 të infektuar

07.05.2021 17:19

Gjendja me përhapjen e virusit Korona në vend vazhdon të shkojë drejt stabilizimit...

Gjendja me përhapjen e virusit Korona në vend vazhdon të shkojë drejt stabilizimit, por vazhdon të jetë i lartë numri i të vdekurve, pasi në 24 orët e fundit kanë humbur jetën edhe 25 persona.

Gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 2.907 testime, nga të cilat 234 raste kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Po ashtu janë regjistruar edhe 786 pacientë të shëruar, derisa kanë ndërruar jetë 25 pacientë.

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë në vend ka arritur në 153 mijë e 694 persona, prej të cilëve janë shëruar 137 mijë e 331 persona. Numri i viktimave ka arritur në 5 mijë e 67, ndërsa raste aktive janë edhe 11.296 persona.