Maqedoni

Pendarovski takoi Mickovskin, në fokus ngjarjet e “27 prillit”

07.05.2021 17:40

“Falje për persona që kanë bërë vepër penale nuk vjen parasysh, sepse faji i tyre në këtë proces është dëshmuar pa dyshime”...

Kështu deklaroi presidenti, Stevo Pendarovski, pas takimit me kreun e opozitës, Hristijan Mickoski, që u realizua me kërkesën e këtij të fundit. Megjithatë, presidenti mbështet rihapjen e procesit gjyqësor në rast të dëshmive të reja, sepse, sipas tij, ligji e mundëson këtë. 
 
“Lidhur me ngjarjet e 27 prillit unë kam përsëritur qëndrimin tim se falje për persona të cilët kanë kryer vepër penale pa presedan në Evropën bashkëkohore nuk vjen parasysh, sepse faji i tyre në atë proces ishte dëshmuar padyshim. Qëndrimi im se nëse ka dëshmi të reja të cilat nuk kanë qenë më parë të njohura mund ta rihapë procesin, nuk do të thotë se po nxis hapjen e procesit, unë vetëm po e citoj dispozitën dhe mundësinë ligjore.”,- tha presidenti i RMV-së, Stevo Pendarovski.
 
Ndërkohë, kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, tha se me presidentin është biseduar që t’u mundësohet, siç tha ai, drejtësi të dënuarve për “27 prillin”. Sipas tij, politikanët duhet heqin dorë nga gjykata dhe prokuroria, në mënyrë që të dënuarit të marrin aktvendimin nga shkalla e dytë në gjyqësor, që të kenë mundësi të shfrytëzojnë mjet të jashtëzakonshëm juridik.
 
“Ne nuk kërkojmë amnisti por drejtësi, kjo do të thotë se ata njerëz të cilët janë të akuzuar për kërcënim terrorist të rregullimit kushtetues për shkak të mosveprimit vërtetë është drakonike. Ata duhet që ta marrin aktgjykimin e shkallës së dytë që të kenë mundësi të fitojnë mundësinë e jashtëzakonshme juridike dhe në bazë të dëshmive të reja të cilat “Branitellat” i kanë të kërkojnë drejtësinë në shkallën e tretë siç është gjyqi suprem apo gjyqi evropian për të drejtat e njeriut.”,- tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.
 
Pendarovski dhe Mickovski gjatë takimit kanë folur edhe për zhvillimet e tjera aktuale politike dhe ekonomike në vend, teksa pranuan se kanë ndërprerë moskomunikimin midis tyre. 
 
NAIM RAMADANI