Maqedoni
Tetovë, “Lear” dhe “Normak Invest Grup” rrisin investimin
07.05.2021 18:44
Kompania amerikane “Lear” në bashkëpunim me “Normak Investment Group”...

Kompania amerikane “Lear” në bashkëpunim me “Normak Investment Group” kanë promovuar zgjerimin e investimit të tyre për mbulesat e ulëseve të automjeteve. Ku investimi i ri në Tetovë kap vlerën e 15 milion eurove dhe mundëson hapjen e mbi 1000 vendeve të reja të punës.
“Ky investim kap vlerën e 15 milion eurove dhe do të krijojë 1000 deri 1500 vende të reja të punës. Me këtë investim vlera totale do të kalojë mbi 40. milionë. Pa dyshim që “Normak Investiment Group” ka përforcuar ekonominë e Pollogut dhe iu ka mundësuar qytetarëve një jetë më të mirë dhe të ardhme të sigurt.”,- deklaroi Haki Hetemi.
Kryeministri, Zoran Zaev, tha se me këtë investim do të hapen vende të reja të punës për qytetarët e Pollogut.
“Këto investime të mëdha janë të mbështetura nga shteti dhe investitorët kanë përfitime dhe lehtësime në shumë faza përmes procesit të investimit, këto investime japin një kontribut të madh për rajonin lokal në kontekst të punësimit dhe zhvillimit të kapitalit njerëzor.”,- deklaroi kryeministri, Zoran Zaev.
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, tha se investimet e këtilla i njohin të gjitha mundësitë që ofron pushteti qendror dhe ai lokal për investitorët.
“Investime të tilla dëshmojnë se pikërisht kompanitë e tilla që punojnë, krijojnë vende të reja të punës në rajonin e Pollogut, i njohin të gjitha masat dhe mundësitë që ofron Qeveria. Dua të paralajmëroj se kompanitë e tilla do të investojnë edhe në rajonet tjera të Maqedonisë së Veriut.”,- theksoi ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
Kompania amerikane “Lear Corporation” është një tregtar kryesor global për mbulesat e ulëseve të makinave dhe sistemeve të shpërndarjes elektrike.
VISAR SADIKI
