Rot dhe Korçok: RMV dhe Shqipëria së bashku të nisin bisedimet
Gjermania dhe Sllovakia angazhohen që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria së bashku...

Gjermania dhe Sllovakia angazhohen që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria së bashku t’i fillojnë bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Këtë e bënë të ditur në Twitter ministri gjerman për Evropë, Mihal Rot, dhe ministri i jashtëm sllovak Ivan Korçok.
“Gjermania e mbështet qëllimin e presidencës portugeze me BE-në për të mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në qershor. Të dy vendet kanë kryer reformat e kërkuara – tani BE duhet të japë. Vonesa e mëtejshme minon besueshmërinë e BE-së dhe stabilitetin e rajonit”,- ka shkruar Rot.
Ndërsa shefi i diplomacisë sllovake, Korçok, konsideron se Këshilli i BE-së duhet ta largojë veton për Maqedoninë e Veriut që e vendosi Bullgaria. “Politika kredibile për zgjerimin e BE-së tani do të thotë hedhje poshtë të vetos në Këshill, i cili duhet ta njohë avancimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Mbajtja e konferencave ndërqeveritare me dy vendet po vonon shumë”,- ka shënuar Korçok.
