Maqedoni
Zaev përshëndet takimin Pendarovski-Mickovski
07.05.2021 19:22
Kryeministri, Zoran Zaev, ka përshëndetur takimin mes presidentit, Stevo Pendarovski...

Kryeministri, Zoran Zaev, ka përshëndetur takimin mes presidentit, Stevo Pendarovski, dhe kreut të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
Ai tha se është mbështetës i dialogut i cili sjell konsensus, por ai ka përjashtuar mundësinë e amnistisë për të dënuarit e “27prillit”.
Ndërsa i pyetur lidhur me mundësinë e përsëritjes së procesit gjyqësor për të dënuarit e “27 prillit”, Zaev thotë se për diçka të tillë nuk vendos ai, por gjykata, në bazë të provave të reja dhe relevante.
