Botë

Kuvendi i Shqipërisë, komision hetimor për shkeljet e Metës

07.05.2021 19:48

24 orë pas miratimit në Komisionin e Ligjeve, edhe Kuvendi ia dha dritën jeshile ngritjes së një komisioni hetimor...

24 orë pas miratimit në Komisionin e Ligjeve, edhe Kuvendi ia dha dritën jeshile ngritjes së një komisioni hetimor për të hetuar shkeljet e pretenduara të kreut të shtetit.
 
Me 98 vota pro, 5 kundër dhe 2 abstenim, në seancën plenare u vendos ngritja e komisionit të posaçëm për të shqyrtuar kërkesën e 49 deputetëve të mazhoracnës.
 
Balla e cilësoi si detyrim moral shkarkimin e Metës nga posti i Presidentit, ndërsa ftoi edhe liderin e opozitës, Lulzim Basha, t’i bashkohej kësaj nisme.
 
Pas këtij vendimi ka reaguar zëdhënësi i presidentit, Tedi Blushi, i cili paralajmëroi se presidenti nuk do të njohë asnjë vendim të parlamentit aktual.
Kjo është nisma e dytë e Partisë Socialiste për shkarkimin e presidentit Meta, pas asaj të vitit 2019, që u rrëzua nga Komisioni i Venecias.
 
LULJETA NDOKA