SHVL-UÇK, uron “Ditën e flamurit”
SHVL-UÇK, uron mbarë kombin shqiptar për “Ditën e flamurit”, ditën kur u bë “Shpallja e Pavarësisë” nga Ismail Qemalì, së bashku me deputetët e mbarë viseve shqiptare........

“Nderim dhe kujtim i SHVL-UÇK-së në këtë ditë për të gjithë dëshmorët e flamurit kombëtar. Nderim për familjet e martirëve të kombit, Fazli Graicevci, Murat Mehmeti e të gjithë të rënëve për liri. Ju shfaqim mirënjohjen më të thellë për lindjen, rritjen e ngadhënjimin tuaj, ringritjen e bijve, e bijave, përmes vazhdës së veprimtarisë mbarëkombëtare, thuhet në urimin e SHVL-UÇK-së. Lufta heroike nën tri emblemat e UÇK-së, flamuri i njomur me gjakun e ri, kanë vulosur bashkimin shpirtëror të kombit tonë, nga i cili sigurohet akti final”, përfundon urimi i SHVL-UÇK-së.
