Vijon vaksinimi në sallën “Boris Trajkovski”, qytetarët me apel: Të vaksionohen të gjithë
Në Shkup dhe në gjashtë qytete tjera...

Në Shkup dhe në gjashtë qytete tjera ka filluar imunizimi masiv i popullisisë dhe sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë deri më tani janë vaksinuar 105 mijë qytetarë ndërsa 21 mij janë revaksinuar.
Në këtë muaj është shënuar rënie infektimneve të reja me virusin korona por edhe më tej numri i rasteve që përfundojnë me fatalitet nga pasojat e kovid 19 vijon të jetë i lartë. Në qendrat kovid sot janë hospitalizuar 806 pacientë, prej të cilëve 340 në Shkup, dhe 466 në qytetet tjera.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisës ka 864 shtretër të lirë prej të cilëve 330 në Shkup.
Qytetarët që anketuam thonë se me rëndësi është të imunizohen të gjithë pa marrë parasysh se cila vaksinë iu ofrohet.
“Të vaksinohen të gjithë, ajo është më me rëndësi. Nuk zgjedh se me cilën vaksinë do të vaksinohem me rëndësi të imunizohem”.
“Të vaksinohen të gjithë të ndalohet sëmundja, un nuk zgjodha se me cilën vaksinë me rëndësi të kryhet kjo punë”.
“Infektimet do të ulen, do të ulet fataliteti duhet të gjithë të vaksinohen , nuk është me rëndësi se me cilën vaksinë por mendoj se për Astra Zenekën disa njerëz kanë dilema.
“Për mua të gjitha vaksinat janë të sigurta dhe mendoj se secili duhet të paraqitet për imunizim të tërë popullsisë sa më shpejt” – thanë disa nga qyte.
Poashtu po bëhen gati listat për vaksinim për pacinetët që i janë nënshtruar transpalantimit dhe atyre me dializë.
Por nga Ministria e shëndetësisë ende nuk ka përgjigje konkrete se kur ky grup i pacientëve do të ftohet për imunizim.
Sipas MSH vaksinimi ndodh sipas planit nacional, ndërsa njerëzit me sëmundje kronike po vaksinohen por edhe të punësuarit në infrastrukturën kronike.
Në asnjë moment nuk është ndaluar vaksinimi i qytetarëve me sëmundje kronike. Nga qytetarët që janë paraqitur në vakcinacija.mk ka qytetarë me sëmundje kronike që janë vaksinuar.
Pas mbërritjes së 200 mijë vaksinave Sinofarm, Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe paralajmëroi se priten edhe 500.000 doza tjera nga Kina dhe 26.000 nga prodhuesi Pfizer, kurse për momentin mbetet e pasigurtë ardhja e vaksinave nga AstraZeneka. (Flutura Latifi, TVM2)
