Fillimi i bisedimeve BE-RMV, Osmani: BE në test, Bullgaria rol të madh

08.05.2021 15:49

Fillimi i bisedimeve me Brukselin...

Fillimi i bisedimeve me Brukselin  nuk varet nëse ndahemi nga Shqipëria ose qëndrojmë bashkë,   por se si do të vendosin vendet anëtare të BE-së, kur kemi parasysh në këtë rast rëndësinë  e pozicionit të Bullgarisë ndaj vendit tonë, thotë ministri i jashtëm Bujar Osmani.

Thekson se shteti i plotësoi të gjitha kushtet dhe tani është rradha e BE-së të koncentrohet tek ne. Muri për fillimin e bisedimeve jo vetëm që u bë simbol i aspiratave tona por edhe u shndërua në test për kredibilitetin e BE-së, thkeson ai. Ndërkohë  vlerëson se  bisedimet me Sofjen duhet të vazhdojnë edhe me qeverinë teknike, për të kapur shanset që i ofron samiti i qershorit dhe korrikut i Këshillit të BE-së.

“Ne nuk mundemi të ndikojmë nëse  Shqipëria do ti fillojë bisedimet ose jo? Kjo është mes Shqipërisë dhe BE - së. Çështja është nëse RMV nuk duhet ti  fillojë bisedimet? Sytë e opinionit të rajonit janë kthyer kah ne të cilët na shohin si test për dinjitetin e këtij procesi  të zgjerimit? Ata presin të shohin se si do të përgjigjet BE për tregimin tonë autentik  që nuk është tipik i thejshtë… Eksluzivisht varet nëse Bullgaria do të jep pajtim për  kornizën negociuese dhe mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare,  pa marrë parasysh  korelacioni i Shqipërisë me BE” – tha Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani.

Këto komente ministri Osmani i tha në vigjilje  të  9 –Majit, ditës së Evropës me ç’rast të rinjë  e tubuar para Minisitrisë së Jashtme  lexuan letër  dedikuar organeve të BE-së, me mesazhin: Ne realizuam, rradhën e ka Unioni të realizojë premtimin! (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)