“Covid 19”, 12 viktima, 198 raste të reja, 333 të shëruar
Ministria e Shëndetësisë në 24 orët...

Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit nga 3108 testime të bëra ka regjistruar 198 raste të reja të të infektuarve, kanë humbur jetën 12 persona, ndërsa janë shëruar 333 pacientë.
Me numrin më të madh të të infektuarve kryeson Shkupi me 76 raste i pasuar nga Kumanova 25, Manastiri 11, Prilepi 10, Tetova nëntëdhe qytetet e tjera me numër më të ulët të të infektuarve.
Betejën me covid 19 e kanë humbur 12 pacientë, prej të cilëve gjashtë nga Shkupi, dy në Gostivar dhe nga një në Kumanovë, Kavadar, Vinicë dhe Krushevë.
Ndërkohë, numri i përgjithsëm i të diagnostifikuarve nga fillimi i pandemisë shënon 153.891, prej tyre janë shëruar 137.664 kanë humbur jetën 5.079 dhe numri i rasteve aktive shënon 11.148.
