Proteston Sindikata e Policisë, kushte më të mirë dhe të hiqet presioni mbi policinë

08.05.2021 17:00

Nën moton "për rendin, për drejtësinë...

Nën moton "për rendin, për drejtësinë, për disiplinën" sindikata e policisë protestuan nëpër rrugët e qytetit.

Protestat siç thonë ata, u mban kryesisht përshkak presionit mbi policinë, shpërndarjet joligjore dhe numrit të  pamjaftueshëm të uniformave. 

Protestat u mbështetën nga disa qindra qytetarë të cilët janë të zhgënjyer edhe me disa ministri.

“Për fat të keq, do ti përmendi disa ministri të caktuara, ministrin e brendshëm dhe ministrin e arsimit të cilët ende nuk mund të kuptojnë se në maqedoni ka sindikata të pavarura, dhe pas sindikata të pavarura nuk ka progresh të shtetit, as progres për puntorët” – tha Kryetari i KSL-, Marjan Risteski.

“Pa një sindikatë të pavarur policor, pa ju, pa uniformë, pa çizme dhe armë, nuk do t`ju kaloj as një marrëveshje kolektive ose një sistematizim të ri, ose asgjë që ata përgatisin në ligjin e policisë dhe ligjin për punë të brendshëme ku ndodhin gjëra për dikë që mbahet sekret” – tha Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Policisë, Goce Dellçev Todev.

“Ne thjesht po kërkojmë atë që meritojmë. Nuk kërkojmë të na mëshirojnë, le të na japin atë që është e jona” – u shpreh një protestues.

“Ne kërkojmë që një marrëveshje kolektive të nënshkruhet sa më shpejt që të jetë e mundur, letrat në K15 për të gjithë punonjësit, të përgatitet një plan për strategjinë e vaksinimit nga covid 19 tek punonjësit tanë, njohjen e diplomave të arsimit universitar për personat që janë të punësuar me arsim të mesëm” – deklaroi një pjesëmarrës tjetër në protestë.

Në rrugë dolën edhe sindikata e shëndetësisë, arsimit dhe administratës publike. Sindikatat njoftuan se do të paraqesin kërkesa me shkrim Qeverisë dhe Kryeministrit ku do të shprehin kërkesat e tyre dhe presin që ato të merren seriozisht. (Sedat Selimi, TVM2)