Manifestime me rastin e 28 nëntorit në të gjitha trevat ku jetojnë dhe veprojnë shqiptarët
28.11.2014 11:55
Me rastin e kësaj dite të rëndësishme, gjatë gjithë javës ka pasur aktivitete të ndryshme, takime, kokteje dhe manifestime......

Aktivitete dhe manifestime po mbahen edhe gjatë ditës së sotme, performanca të filloristëve, si dhe nxënësve të shkollave të mesme sot do të mbahen në sheshin “Skënderbeu” në Çair. Manifestime do të ketë gjithandej, në çdo komunë shqiptare të vendit, përfshirë edhe koncertin e madh në sheshin “Skënderbe”, ku është paralajmëruar pjesëmarrje e yjeve të njohur të muzikës shqipe.
Gjatë ditës së djeshme, në sheshin “Skënderbe” festuan edhe nxënësit e shkollave fillore, si dhe fëmijët e kopshteve të Komunës së Çairit.
