28 nëntori, “Dita e Pavarësisë së Shtetit shqiptar”

28.11.2014 11:59

Të gjithë shqiptarët në të gjitha trevat ku jetojnë dhe veprojnë, festojnë 28 nëntorin, “Ditën e flamurit” dhe “Pavarësisë se Shtetit shqiptar”....

Shqipëria u vetëshpall e pavarur në Vlorë, më 28 nëntor 1912, nga Ismail Qemali. Në shpalljen e pavarësisë morën pjesë 83 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare.

Menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, Asambleja e Vlorës formoi Qeverinë e parë të Shqipërisë së pavarur, të drejtuar nga Ismail Qemali.

Njohja ndërkombëtare e pavarësisë, si dhe përcaktimi i kufijve të Shqipërisë u bë pas një viti, në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, vendim i së cilës qe shpallja e Principatës Shqiptare Sovrane nga Perandoria Osmane nën mbikëqyrjen e Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit dhe lënia e gjysmës së territoreve të shtetit të porsaformuar jashtë kufijve të tij administrativ.