Mickovski: BE të mbajë premtimin për fillimin e bisedimeve
Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickovski....

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickovski, në Ditën e Evropës ka ftuar BE-në që të mbajë premtimet për fillimin e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut. Kjo, sipas Mickovskit, duhet të ndodhë në samitin e radhës, ndërsa paralelisht të vazhdojnë bisedimet me Bullgarinë.
“Ky popull meriton t’i ndajë vlerat evropiane, ndërprisni kushtet shtesë bisedime tani menjëherë. Paralelisht me bisedimet le të vazhdojnë bisedimet me fqinjin tonë. Kjo është formula e suksesit kjo duhet të ndodhë që në samitin e qershorit të këtij viti.”,- theksoi Hristian Mickovski nga VMRO-DPMNE.
ASh: Kritika qeverisë për mosfillimin e bisedimeve
Ndërsa Aleanca për Shqiptarët në Ditën e Evropës ka deklaruar se përveç kontestit me Bullgarinë, fillimi i bisedimeve me BE-në po vonohet edhe për shkak të mos përmbushjes së kushteve kryesore të BE-së.
“Përtej kontestit të pazgjidhur me Bullgarinë, e cila nuk po zgjidhet nga paaftësia e kësaj qeverie, sepse ky stagnim nuk po ndodh vetëm për arsye historike, por edhe politike e diplomatike të Qeverisë LSDM-BDI. RMV nuk po arrin t’i përmbush kushtet kryesore të BE-të instalojë shtetin e së drejtës, ta reformojë gjyqësinë, duke krijuar një proces të mirëfilltë të vetingut ta luftojë krimin dhe korrupsionin, të bëj depolitizimin e administratës publike, të sigurojë mundësi për mediat e pavarura dhe lirinë e shprehjes etj.”,-thonë nga ASh. Nga ASH njëherit theksojnë se 9 maji përkujton edhe përleshjen e armatosur të para gjashtë viteve në “Lagjen e Trimave”. Nga kjo parti i bëjnë thirrje qeverisë që të kërkojë asistencë ndërkombëtare nga shtetet e BE-së për t’i zgjidhur të gjitha proceset e montuara politike, ku bën pjesë edhe rasti i Kumanovës.(Gyltene Sinani, TVM2)
