Cameron, planifikon kufizimin e imigrimit
Kryeministri i Britanisë, David Cameron, gjatë fjalimit të tij të sotëm pritet t’i shpallë planet për kufizimin e imigrimit nga Bashkimi Evropian.....

Cameron, është nën presion për të marrë qëndrim më të ashpër për këtë çështje, pasi brenda gjashtë muajve mbahen zgjedhjet parlamentare.
Shumë prej ligjvënësve të Partisë Konservatore të tij kanë shqetësime për rritjen e popullaritetit të Partisë së Pavarësisë në Britani, që ka agjendë kundër Bashkimit Evropian.
Sipas legjislacionit të Bashkimit Evropian për liri të lëvizjes, shtetasit e BE-së kanë të drejtë të punojnë çdokund në këtë bllok që përbëhet prej 28 shteteve. Rrjedhimisht, mijëra banorë të vendeve të BE-së shkojnë në Britani për punë, pasi ky vend e ka rritjen më të shpejtë ekonomike në BE.
