Kryeministri Zaev nis takimet në Bruksel, Madrid dhe Athinë
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.....

Kryeministri Zoran Zaev nis sot takimet me zyrtarë të lartë të BE-së në kuadër të një turneu që përfshin qëndirmin në Bruksel, Madid dhe Athinë, gjatë të cilit shoqërohet nga zëvendës kryeministri Nikolla Dimitrov dhe Ministri i Jashtëm Bujar Osmani.
Në Selinë e BE-së në Bruksel, Zaev do të takohet me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, Presidentin e Parlamentit Evropian David Sassoli, Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë Josep Borrell, Zëvendës Presidentin Ekzekutiv të KE-së, Frans Timmermans dhe me Komisionerin e BE-së për Politika e Fqinjësisë dhe Zgjerimi Oliver Varhelyi.
Në takime do të diskutohet procesi i pranimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, vetoja Bullgare dhe deklaratat e fundit të Komisionerit Evropian, Varhelyi, i cili tha se tha se është e mundur që Brukseli të hapë bisedimet e pranimit vetëm me Shqipërinë, nëse mbetet vetoja bullgare dhe nuk gjendet një zgjidhje e pranueshme nga të dy vendet.
Para nisjes për në Bruksel, kryeministri Zaev tha se pret që BE të konfirmojë vlerat evropiane dhe të japë atë që premtoi për reformat e zbatuara në Maqedoninë e Veriut. Një ditë më parë edhe zëvendës kryeministri Dimitrov rikujtoi se RMV i ka plotësuar të gjitha kushtet dhe fillimi i negociatave është i merituar.
Por euroambasadori David Geer, ripërsëriti se për këtë vendosin 27 vendet anëtare edhe pse Brukseli dëshiron hapjen e negociatave me RMV-në dhe Shqipërinë.
