Natë e përgjakshme në SHBA, 6 të vdekur në Kolorado, 1 viktimë në Arizona

10.05.2021 11:14

Një person ka hapur zjarr në Kolorado....

Një person ka hapur zjarr në Kolorado gjatë një feste ditëlindjeje mbrëmjen e djeshme, ku i mori jetën 6 personave, përfshirë edhe të dashurën e tij dhe më pas qëlloi veten.

Për fat të mirë  atentatori nuk ka qëlluar mbi fëmijët e pranishëm. Pak më vonë në Feniks të Arizonës, në një hotel në qendër të qytetit, një person vdiq dhe të paktën shtatë të tjerë u plagosën.

Sipas policisë, një mosmarrëveshje që përfundoi në tragjedi, gjatë një ngjarjeje në të cilën merrnin pjesë njerëzit e përfshirë në aksident, të gjithë të moshës midis 18 dhe 22 vjeç, ishte motivi i ngjarjes.