Botë

Ambientalistët francezë protestojnë për ligjin e klimës, kërkojnë rishikimin e Kushtetutës

10.05.2021 13:05

Ambientalistët francezë janë mobilizuar pas dyshimit se qeveria dhe Presidenti francez...

Ambientalistët francezë janë mobilizuar pas dyshimit se qeveria dhe Presidenti francez nuk do i përmbahet zotimeve për mjedisin dhe klimën.
 
Në kryeqytetin e Francës marshuan të dielën mijëra aktivistë dhe qytetarë.
 
Ata kërkojnë rishikimin e kushtetutës, që të përcaktojë me ligj themelor që "Franca garanton mbrojtjen mjedisore dhe diversitetin biologjik, dhe lufton ndryshimet klimatike."
 
Nisma e propozuar kushtetuese është miratuar nga Kuvendi, por dhoma e Senatit pritet ta bllokojë, duke e bërë të pamundur dërgimin e saj përpara një referendumi popullor.
 
"Jemi këtu që të tregojmë se si qytetarë kemi pushtet, fuqinë për të ndryshuar klimën, modelet e konsumit dhe fuqinë për të ndryshuar përfaqësuesit tanë politikë."
 
"Ajo që na duhet të ndërtojmë tani është një shumicë e re për Francën, me fokus të qartë te emergjenca ekologjike. Pas çdo tërheqjeje, në vëmë re se kjo qeveri e shikon ekologjinë thjesht si manovër politike."
 
Presidenti Emanuel Macron vitin e ardhshëm synon një tjetër mandat presidencial dhe kishte premtuar referendum për kauzën e ambientalistëve, por kundërshtarët e tij e kanë fajësuar për hipokrizi, dhe kanë akuzuar qeverinë se nuk ka negociuar sa duhet me Senatin për ta penguar qëllimisht procesin.