Rubla, niveli më i ulët historik ndaj euros dhe dollarit
28.11.2014 12:15
Monedha e Rusisë, rubla, ka arrritur në nivelin më të ulët historik ndaj euros dhe dollarit, pas vendimit të organizatës së naftës, “OPEC”, që të mos zvogëlohet prodhimi me gjithë sasitë e tepërta në tregjet botërore.....

Rubla ruse ka humbur 3.6% të vlerës dhe është shitur për 48.66 për një dollarë dhe 60.92 rubla për një euro.
Rusia e krijon afro gjysmën e buxhetit të saj nga eksporti i artikujve për energji. Rënia e rublës për afro 30% këtë vit, kryesisht ka ndodhur për shkak të sanksioneve ndërkombëtare, për shkak të rolit të Rusisë në krizën në Ukrainë.
Po ashtu, është shënuar edhe rënie e çmimeve të naftës në Rusi.
