Maqedoni

Takim Pendarovski – Zurabishvili, “regjim pa viza midis RMV-së dhe Gjeorgjisë”

10.05.2021 15:35

Qarkullim pa viza midis Maqedonisë së Veriut dhe Gjeorgjisë....

Qarkullim pa viza midis Maqedonisë së Veriut dhe Gjeorgjisë. Dokumentin e nënshkruan presidentët e dy vendevem Stevo Pendarovski dhe Sallome Zurabishvilim në Shkup. Ndërkohë ministrat e kulturës nënshkruan marrëveshje në fushën e kulturës. Dy krerët e shteteve konsiderojnë se marrëveshjet do të jenë bazament ligjor për zhvillimin e turizmit. Gjatë takimit është folur për thellimin e marrëdhënieve midis dy vendeve si dhe janë prekur edhe politikat eurointegruese. 
 
“Jam e bindur se sikurse në të kaluar Maqedonia e Veriut do të mund të tejkalojë pengesën aktuale me të cilën përballet në rrugën eurointegruese. Duhet të jeni kokëfortë dhe duhet të dini drejtimin në të cilin po shkoni. Ne jemi optimist dhe po shohim rezultatin që ka arritur Maqedonia e Veriut me anëtarësimin në NATO. Ky është sinjal i fuqishëm për ne se dera e Europës është e hapur. Edhe hapja e bisedimeve do të jetë një  sinjal I shkëlqyer për Gjeorgjinë pasi që kjo është perspektiva jonë e përbashkët.”,- deklaroi presidentja e Gjeorgjisë, Sallome Zurabishvili.
 
Presidenti Pendarovski komentoi deklaratën e komisionerit Varheji për ndarje nga pakoja integruese me Shqipërinë. Sipas presidentit askund  në BE nuk flitet për ndarje dhe se gjitha forcat janë fokusuar për nisje të bisedimeve.
 
“Në këshill, edhe në komision gjithashtu edhe në departamentet e posaçme për zgjerim nuk mendojnë për ndarje, por të gjitha përpjekjet janë të fokusuara që deri në fund të vitit të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare.”,- u shpreh presidenti, Stevo Pendarovski.
 
Presidentja e Gjeorgjisë me delegacionin kanë parashikuar takime edhe me kryeparlamentarin, Talat Xhaferi, si dhe zëvendëskryeministrin Artan Grubi. Ky është takimi i parë zyrtar i një presidenti të Gjeorgjisë në Maqedoninë e Veriut.
 
MERAL ISMAILI