Maqedoni

Covid-19, 16 viktima, 25 raste të reja e 408 të shëruar

10.05.2021 15:59

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e kaluara janë kryer 1.016 teste..

Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit nga 1.016 testime të bëra ka regjistruar 25 raste të reja të të infektuarve, kanë humbur jetën 16 persona, ndërsa janë shëruar 408 pacientë. Me numrin më të madh të të infektuarve kryeson Shkupi - me 15 raste, Kumanova - katër dhe qytetet e tjera me nga një të infektuar.
 
Betejën me Covid-19 e kanë humbur 16 pacientë, prej të cilëve gjashtë pacientë nga Shkupi, dy nga Tetova dhe nga një pacient në Manastir, Ohër, Kumanovë, Kavadar, Gostivar, Kërçovë, Radovish dhe Dellçevë. Ndërkohë, numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve nga fillimi i pandemisë shënon 154.051, prej tyre  janë shëruar 138.370, kanë humbur jetën 5.109 dhe numri i rasteve aktive shënon 10.572.
 
FLUTURA LATIFI