Maqedoni
VMRO-DPMNE: Qeveria ditën e fillon me idenë se si t’i vjedh qytetarët
10.05.2021 16:39
Nëse VMRO–DPMNE nuk do t’i kishte prioritet interesat ditore politike dhe nuk do t’i gënjente qytetarët me vite të tëra...

Nëse VMRO–DPMNE nuk do t’i kishte prioritet interesat ditore politike dhe nuk do t’i gënjente qytetarët me vite të tëra, Qendra Klinike veç më do të ishte punë e kryer. Kështu u kundërpërgjigjet zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov, akuzave të VMRO-DPMNE-së se kryeministri Zaev dhe ministri i Shëndetësisë, Filipçe, prioritet e kanë provizionin e jo shëndetin e qytetarëve.
“Nëse VMRO dhe deputetët e VMRO-së mendojnë për interesa të qytetarëve dhe jo për interesa ditore politike, Qendra Klinike do të ishte punë e kryer. Partia që 11 vite ka gënjyer qytetarët për ndërtim të një qendre të re klinike nuk kishte sukses dhe sot që kemi një vendim për ndërtimin e një qendre të re klinike pas 80 viteve si një investim kapital më i madh deri tani për shëndetin publik. VMRO bllokon këtë proces vetëm për mbrojtjen e krimit dhe kriminelëve në ndërtesën e tyre.”- deklaroi Kostadin Kostadinov nga LSDM.
Ndaj LSDM–së ka reaguar VMRO-DPMNE, sipas të cilëve vetëm në syrin e LSDM-së ekzistojnë politika të suksesshme ekonomike.
“Sa i përket gënjeshtrave dhe manipulimeve të LSDM-së për ndërtimin e Qendrës Klinike, do të përsërisim se as VMRO-DPMNE dhe as qytetarët nuk do të lejojnë mega krim nga qeveria më e korruptuar në Evropë e udhëhequr nga Zaev. Ata po përpiqen të shpenzojnë më shumë se gjysmë miliardi euro me një studim të vjetruar të fizibilitetit prej 30 faqesh, ashtu si u përpoqën të marrin provizione gjatë furnizimit me vaksinat kineze, dhe dhjetëra skandale të tjera të mëdha korrupsioni.”,- thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.
Nga partia e Mickoskit gjithashtu thonë se deri sa në LSDM mburret me fraza dhe plane, qytetarët zhyten në varfëri, ndërsa 600 mijë qytetarë mezi mbijetojnë.
GAZMEND REXHEPI
