Ukrainë, dy civilë të vrarë në Donjeck

28.11.2014 12:23

Në pjesën lindore të Ukrainës ka vazhduar dhuna, përkundër armëpushimit të arritur më 5 shtator ndërmjet forcave qeveritare ukrainase dhe separatistëve pro-rusë.....

Raportohet se dje në qytetin Donjeck është vrarë një djalosh 12 vjeçar dhe një femër 55 vjeçare.

Donjecku, është qyteti më i madh që është nën kontroll të separatistëve pro-rusë. Administrata e qytetit të Donjeckut, që është e rreshtuar me Qeverinë në Kiev, ka njoftuar se 12 vjeçari ishte vrarë në rrugë, ndërsa gruaja kishte humbur jetën kur një predhë e ka goditur banesën e saj, në një hapësirë që shumë herë është sulmuar nga të shtënat artilerike gjatë ditëve të fundit.

Më se 4,300 luftëtarë dhe civilë janë vrarë në pjesën lindore të Ukrainës, prej se në muajin prill separatistët pro-rusë i morën nën kontroll rajonet kufitare lindore. Afro një milionë njerëz janë larguar nga kjo hapësirë, ndërsa ikja më e madhe është shënuar në dy muajt e fundit, kanë njoftuar Kombet e Bashkuara.