Botë
Kosovë, dy viktima dhe 47 raste të reja me virusin Korona
10.05.2021 18:19
Në Kosovë, në 24 orët e fundit janë regjistruar dy viktima dhe 47 raste të reja me virusin Korona...

Në Kosovë, në 24 orët e fundit janë regjistruar dy viktima dhe 47 raste të reja me virusin Korona. 47 rastet e reja pozitive rezultuan pas testimit të 2,183 mostrave. Në 24 orët e kaluara, 202 pacientë janë shëruar nga virusi Korona. Me këto shifra, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë arrin në 106,489, i viktimave në 2,210 dhe i të shëruarve në 97,877. Raste aktive aktualisht janë 6,402.
Kosova ka nisur fushatën e vaksinimit kundër virusit Korona në fund të muajit mars me 24,000 doza të vaksinës AstraZeneca, të siguruara nga programi Covax i Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Javën e kaluar, vendi ka siguruar edhe mbi 4,000 doza të vaksinës Pfizer/BioNTech si donacion nga Bashkimi Evropian. Ministria e Shëndetësisë e Kosovës njoftoi të hënën se më 12 maj do të pranojë edhe 38,400 vaksina të tjera përmes programit Covax.
