Maqedoni
Qeveria: Nesër ora policore prej orës 24 deri në orën 4:00
11.05.2021 14:12
Qeveria e ka miratuar propozimin e Shtabit të Krizës që ora policore të fillojë në ora 24 dhe të zgjasë deri në orë 4 të mëngjesit....

Qeveria e ka miratuar propozimin e Shtabit të Krizës që ora policore të fillojë në ora 24 dhe të zgjasë deri në orë 4 të mëngjesit. Njëherit është vendosur që objektet gastronomike të mund të punojnë deri në orën 23:30 minuta, të rikthehet organizimi i ngjarjeve kulturore, por me kufizime për pjesëmarrje, ndërkaq të fillojnë me punë edhe qendrat e fitnesit.
“Lehtësimi plotësues i masave vjen pas rënies së theksuar të numrit të rasteve të reja me Kovid-19. Këto vendime të Qeverisë do të hyjnë në fuqi prej të mërkurën 12.05.2021.”- njoftojnë nga qeveria.
MSh: Vaksinimi zhvillohet pa pengesa në të gjithë vendin
Ndërsa Ministria e Shëndetësisë njofton se vaksinimi në vend po zhvillohet pa pengesa në të gjitha punktet. Sipas MSH-së, interesimi për t`u vaksinuar po rritet dita-ditës, ndërsa deri tani janë paraqitur për vaksinim 303 mijë e 574 persona. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë pranuar 13.076 qytetarë, kurse gjithsej janë vaksinuar 14.033 qytetarë. Gjithsej janë aplikuar 145.043 doza të vaksinave, prej tyre 121.181 janë vaksinuar me dozën e parë, kurse 23.862 me dozën e dytë.
Sipas MSH-së, me shifrat e fundit 35% e popullsisë mbi 70 vjeç kanë pranuar të paktën një dozë të vaksinës. Gjithashtu nga MSH-ja kanë njoftuar se numri I përgjithshëm I pacientëve pozitiv dhe të dyshuar me COVID-19 që mjekohen në Repartet Infektive në Shkup dhe në Spitalet e vendit është ulur në 701 pacientë, ndërsa ka rreth 1.000 shtretër të lirë. Gjatë 24 orëve të fundit, në Covid-qendrat e Shkupit janë hospitalizuar 26 pacientë të rinj ndërsa janë gjithsej 289 pacientë të dyshuar dhe pozitiv që mjekohen në Shkup, derisa në Covid-qendrat e spitaleve tjera të vendit mjekohen 412 pacientë.
REJHANE BUSHI METAJ
