Mentar: Çekia mbështet anëtarësimin e RMV-së në BE

11.05.2021 15:05

Republika Çeke mbështet integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut....

Republika Çeke mbështet integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut dhe dëshiron që ky proces të zhvillohet me një ritëm më të shpejtë. Kështu deklaroi ministri i Mbrojtjes i Republikës Çeke, Lubomir Metnar, i cili ndodhet për vizitë në Shkup.

Ai tha se nuk ndan idetë me Bullgarinë për sa i përket pozicionit të saj historik. Sipas tij, anëtarësimi i RMV-së në strukturat euroatlantike do të thotë siguri për tërë rajonin.

“R. Çeke mbështet pranimin e Maqedonisë së Veriut në BE. Do të dëshironim që ky proces të zhvillohej me një ritëm më të shpejtë. Lidhur me pasojat historike, unë ofrova ndihmë në komunikim dhe nëse ka interes ne mund ta ndihmonim Maqedoninë e Veriut me përvojat tona. Ne mbështesim Maqedoninë e Veriut, dhe nuk ndaj mendimin me pozicionin historik të Bullgarisë. Uroj që Maqedonia e Veriut të bashkohet me BE sa më shpejt që të jetë e mundur. Për shkak se anëtarësimi në strukturat euro-atlantike do të sigurojë siguri më të gjerë për të gjithë rajonin.”,- deklaroi ministri i mbrojtjes i Çekisë, Lubomir Metnar.

Mungesa e qeverisë politike në Bullgari, Shekerinska: Problem për procesin e integrimit

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, vlerëson se mungesa e qeverisë politike në Bullgari do të paraqesë pengesë në procesin integrues të vendit tonë teksa shtoi se vendi duhet të vazhdojë të përmbushë të gjitha detyrimet.

“Mungesa e qeverisë politike me kapacitet të plotë në Bullgarinë fqinje është faktor që do të ndikojë në proceset, por as Evropa, as rajoni, e as ne nuk mund të rrimë dhe të presim që të gjitha zgjedhjet të kalojnë. Ne duhet t’i realizojmë detyrat tona. Vizitat e kryeministrit dhe ekipit të Qeverisë. Të gjitha takimet që i bëjmë janë për të treguar dhe akcentuar se ajo çfarë duhej të realizohej nga ana jonë, është bërë dhe se kemi treguar kapacitet të madh për diskutim me fqinjët tanë dhe të gjejmë zgjidhje çdoherë kur ata dëshirohen nga dy anët.”,- theksoi ministrja e mbrojtjes e RMV-së, Radmilla Shekerinska.

Askush nuk mund të dyshojë në qëllimin tonë për të krijuar marrëdhënie të mira fqinjësore dhe shpresojmë që Bullgaria të jetë gati një orë së shpejti për të gjetur një zgjidhje dhe për të ecur përpara nënvizoi Shekerinska. (Naim Ramadani, TVM2)