Ekonomi
Guvernatorja e Bankës Popullore: Këtë vit rritje ekonomike 3.9%. Inflacioni nga 1,5% rritet në 2,2%
11.05.2021 15:42
Pas rënies së Bruto Prodhimit Vendor prej 4,5 % vitin e kaluar, Banka Popullore këtë vit parasheh rimëkëmbje graduale me një rritje prej 3,9%...

Pas rënies së Bruto Prodhimit Vendor prej 4,5 % vitin e kaluar, Banka Popullore këtë vit parasheh rimëkëmbje graduale me një rritje prej 3,9%, ndërsa në vitin 2022 -2023 parashikimet janë që rritja të jetë 4%.Sipas parashikimeve të fundit rritje ekonomike mbetet e njëjtë si ajo e muajit tetor ku sa i përket strukturës së rritjes ndikim më të madh pritet të ketë kërkesa e brendshme.
“Në kuadër të rritjes së konsumi vendor kontribut më të madh pritet tek investimet të cilat pas rënies prej 10 % vitin e kaluar priten të rriten 9,4 % Gjithashtu edhe konsumi publik pas rënies pritet të rritet për 3,7% si rezultat i përforcimit të procesit të imunizimit, rritjes së të ardhurave të disponuashme si shkak i lëvizjeve më të mira të tregut të punës dhe ndihmës kreditore.”,- tha guvernatorja e BPRMV-së, Anita Angelovska Bezhovska.
Guvernatorja e Bankës Popullore: Inflacioni nga 1,5% rritet në 2,2%
Njëherit inflacioni është parashikuar në nivel më të lartë, përkatësisht nga 1,5% në 2,2 %. Guvernatorja e BP-së thotë se kjo rritje vjen për shkak të çmimeve më të larta të produkteve primare në bursat botërore, por sipas saj rritja ekonomike e brendshme do të parandalojë rritjen e çmimeve.
“Rritja nuk do të sjellë presion më të madh ndaj inflacionit i cili pritet të mbahet në nivel të kontrolluar edhe pse kemi korrekti më të lartë. Ajo është para se gjithash për shkak të çmimeve importuese që pritet të jetë e përkohshme. Presim inflacioni të mbeten i kontrolluar në afat të mesëm nga 1,5% në 2,2% ndërsa për vitin 2022 dhe 2023 presim ta mbajmë projeksionin e inflacionit në 2%.”,- deklaroi guvernatorja e BPRMV-së, Anita Angelovska Bezhovska.
Bezhovska shton se rritja e borxhit publik është një trend global, ku në vende të ndryshme të botës ai është rritur nga 10-15% ndërsa te ne borxhi është rritur për 10% të BPV. Aktiviteti kreditor edhe më tej mbetet solid duke e pasur parasysh rritjen e depozitave të përgjithshme ndërsa rreziqet për realizimin e skenareve makroekonike edhe më tej janë të lidhura me pandeminë Covid-19, shtojnë nga Banka Popullore.
GAZMEND KURTISHI
