Maqedoni
Zaevi nga Brukseli: Identiteti maqedonas, asnjëherë në negociata
11.05.2021 15:56
Kryeministri, Zoran Zaev, në takimet dyditore me përfaqësuesit e institucioneve të Brukselit ka qenë i prerë...

Kryeministri, Zoran Zaev, në takimet dyditore me përfaqësuesit e institucioneve të Brukselit ka qenë i prerë: Identiteti maqedonas asnjëherë nuk do të jetë pjesë e negociatave. Me BE-në mund të ketë dialog vetëm po qese identiteti dhe gjuha maqedonase do të largohen nga tryeza e bisedimeve, ka porositur Zaev. Nga Brkseli kreu qeveritar ka kërkuar që BE-ja ta realizojë premtimin e saj, pasi që RMV i ka plotësuar të gjitha kushtet e nevojshme për të vazhduar të ardhmen evropiane.
“Patëm takime intensive me përfaqësuesit e lartë të institucioneve evropiane dhe siguruam edhe Komisionin Evropian edhe Parlamentin Evropian dhe cilindo institucion evropian se identiteti ynë maqedonas nuk është për negociata dhe nuk do të jetë asnjëherë. Fon der Lajen, Lajçak, Kyçyk, të gjithë liderët evropian e dinë dhe kuptojnë pozicionin tonë se nëse dikush mundohet, në fakt e shohim se mundohet t’i vendos në tryezën evropiane për bisedime gjuhën maqedonase dhe identitetin maqedonas por ne nuk do t’i bisedojmë.”,- tha kryeministri, Zoran Zaev.
Në kuadër të vizitës në Bruksel, delegacioni qeveritar është takuar me përfaqësuesit kryesor të organeve të unionit, me mesazh të njëjtë se perspektiva evropiane me kusht të identitetin maqedonas do të jetë e papranueshme për Shkupin zyrtar. Kryeministri, Zoran Zaev, ofensivën diplomatike e vazhdon në Madrid për t’u takuar me politikanët spanjoll ndërkaq nga Madridi fluturon për në Athinë.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
