Maqedoni

Shoqata e Bastoreve kundër largimit të bastoreve nga shkollat

11.05.2021 16:18

Largimi i bastoreve larg institucione arsimore, sipas propozim ligjit të ri....

Largimi i bastoreve larg institucione arsimore, sipas propozim ligjit të ri, rrezikon mbylljen e tyre si dhe 3.500 punëtorë do të mbesin pa punë, thonë nga Shoqata e Basteve. Ata kërkojnë që ky projekt ligj të mos vihet në funksion, sepse sipas tyre fëmijët nuk janë klientë të bastoreve.
 
“Nuk shoh ndonjë rrezik, sepse nuk kemi klientë fëmijë të shkollave fillore, këtu nuk ka asnjë rrezik, në fund të fundit në çdo objekt ndalohet hyrja për personat nën 18 vjeç. Kemi kërkuar disa herë që të bisedohet në takime formale dhe joformale për të treguar se sa është e mjegullt, e palogjikshme zgjidhja ligjore e konceptuar në këtë mënyrë.”,- deklaroi përfaqësuesi i Shoqatës së Basteve Sportive, Stevan Krsteski.
 
Me Projektligjin e ri të propozuar nga Ministria e Financave, parashikohet që pikat e basteve dhe kazinotë të jenë 500 metra larg institucioneve arsimore, shkollave fillore, të mesme dhe fakulteteve.
 
SEDAT SELIMI