Maqedoni
Kovid-19, 26 të vdekur, 171 të infektuar e 409 të shëruar
11.05.2021 17:44
Virusi Korona u ka marrë jetën edhe 26 qytetarëve të vendit, ndërsa gjendja me rastet e reja vazhdon të jetë stabile...

Nga 2357 teste të kryera gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar 171 raste të reja me Covid-19.
Nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar edhe 409 pacientë, ndërsa 26 kanë humbur jetën.
Që nga fillimi i pandemisë në vend janë regjistruar gjithsej 154 mijë e 222 raste, prej të cilëve 138 mijë e 779 janë shëruar, 5 mijë e 135 kanë ndërruar jetë, derisa 10 mijë e 308 janë raste aktive me Kovid-19.
