Maqedoni

ASh-Alternativa: Qeveria ka braktisur rrugën evropiane

11.05.2021 19:10

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa ka akuzuar qeverinë se ka braktisur rrugën evropiane...

Sipas këtij koalicioni, dështimet e qeverisë janë të shumta si në aspiratat për anëtarësim në BE, ashtu edhe në ekonomi, arsim, menaxhimin me pandeminë, pajisjen e 200 kriminelëve me pasaporta, rritjen e korrupsionit, politizimin e gjyqësorit e deri te abuzimi me mediat.

Bazuar në këtë, ASh-Alternativa vlerësojnë se opsioni i vetëm për kthimin e agjendës evropiane janë zgjedhjet e parakohshme dhe formimi i një shumice të re parlamentare.