FSSH: Rezultate të rëndësishme nga kontrollet preventive
Në projektin për kontrolle preventive mjekësore te mjekët amë, në 6 muajt e parë janë përfshirë 325 mijë persona........

Në këto kontrolle, te 55 mijë persona është konstatuar rrezik nga sëmundjet e zemrës, te 45 mijë rrezik nga diabeti dhe te 12 mijë persona është zbuluar rrezik nga sëmundjet e veshkave. Kjo u bë e ditur nga drejtoresha e Fondit Shëndetësor, Maja Paranxhieva –Zmejkova, e cila vlerësoi se me zbulimin e hershëm të sëmundjeve, shërimi është shumë më i lehtë dhe më efikas.
“Me zbulimin e hershëm të këtyre sëmundjeve, punëtorët shëndetësor kanë penguar amputime nga diabeti në këmbë, për verbërimin që e shkakton diabeti, pengimin e sulmeve në tru dhe zemër, komplikimet nga sulmet në tru dhe zemër, siç janë pamundësia për të ecur apo humbja e të pamurit, invaliditet i përgjithshëm, prolongohet dializa te të sëmurët nga veshkat dhe evitohet vdekja e parakohshme”- deklaroi drejtoresha e FSHM-së, Maja Paranxhieva–Zmejkova.
Ajo sqaroi se për pacientët te të cilët janë konstatuar këto simptome, kryesisht terapia do të përbëhet nga ushqimi i shëndetshëm, aktivitetet e rregullta fizike dhe respektim të këshillave të mjekut.
Zmejkova, njëherit theksoi se është për t’u habitur fakti se në mesin e popullatës së re që nga mosha 14 e deri në 24 vjeç, 27,1% janë duhanpirës, ndërsa 0,1% janë përdorues të lëndëve narkotike.
Nëse këto zakone nuk ndërpriten, më vonë gjatë jetës do të shkaktojnë dëme serioze në shëndetin dhe këta të rinj do të gjenden në statistikat e zeza të pacientëve kronikë. (Gyltene Sinani, TVM2)
