Përurohet kanalizimi në Prilep
28.11.2014 16:17
Sot, në Prilep u bë promovimi i kanalizimit dhe rehabilitimi i tij, projekt ky shumë i suksesshëm, i cili është mbështetur me 85 % nga IPA fondet dhe 15% nga Qeveria e RM-së, deklaroi ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor, Nurhan Izairi.....

“Ky është projekti i parë dhe me këtë po tregojmë një hap të suksesshëm që na pret për investime të ardhshme në këtë sferë të kanalizimit dhe stacioneve të filtrimit në Republikën e Maqedonisë”- deklaroi ministri i Ekologjisë, Nurhan Izairi.
Ministri i Ekologjisë, Nurhan Izairi, thotë se investime të këtilla do të realizohen edhe në të ardhmen, duke përfshirë edhe vendbanimet tjera të Maqedonisë. (Vlora Latifi-Topojani, TVM2)
