Fetahu: Ramazani në kushte pandemie, vlerë e shtuar

12.05.2021 12:14

Me rastin e festës së Fitër Bajramit.....

Në prag të festës së Fitër Bajramit kreu i Bashkësisë Fetare Islame, Shaqir Fetahu ka përcjellë urimin tradicional  për besimtarët.

Në mesaszhin e tij, Fetahu potencoi vlerën e jashtakonshme që ka ky muaj për besimtarët, që edhe sivjet është më e madhe sipas tij për shkak edhe të vështirësive që u hasën për shkak të Covid 19.

“Ky Ramazan i bekuar, ishte bashkë me ne në momentet më të vështira që solli sëmundja e rrezikshme Covid-19 dhe bashkëjetoi me ne gjatë tërë ditëve të agjërimit. Kjo bëri që të jetë një vlerë edhe më e madhe për besimtarin, sepse ne bëmë një luftë të dyfishtë, ajo kundër shejtanit të mallkuar dhe tjetra , në përpjekjet tona për të dhënë kontribut në zbehjen dhe evitimin e prekjes nga virusi. Andaj, sot po i drejtohemi të Madhit Zot me lutje të pranojë agjërimin tonë, ibadetet tona, duatë tona, lëmoshat tona, të gëzojë zemrat e të gjithë njerëzve anembanë globit, t'i shpëtojë dhe t’i ngreje të dobëtit, t’i pajtojë zemrat e njerëzve me qëllim për të jetuar në paqe e harmoni, t'i shërojë zemrat dhe plagët e familjeve të viktimave që solli sëmundja e rrezikshme dhe të forcojë unitetin tonë për të mirën e familjeve tona, popullit tonë dhe gjithë gjinisë njerëzore” – tha Kryetari i BFI-së, Shaqir ef. Fetahu.