Pakoja e gjashtë ekonomike, 17.8 mln euro për sektorët më të prekur nga kriza Covid
17.8 milion euro janë alokuar....

17.8 milion euro janë alokuar si ndihmë për sektorët më të prekur nga kriza e virusit Corona nga pakoja e gjashtë ekonomike. Me këtë pako ndihmash financiare, priten të ndihmohen dhjetë mijë kompani dhe t’u dilet në ndihmë më shumë se 60,000 punëtorëve.
Turizmi ka qenë sfera më e goditur prandaj në të gjitha gjashtë masat, turizmi është prekur me masa të ndryshme.
“Tek agjensitë turistike dua të potencoj se vlera e masave që do të ndahet do të varet nga të ardhurat e realizuara në vitin 2019, pastaj numri i të punësuarve dhe lloji i licencës, ndërsa do të jetë nga 60 mijë deri më 300 mijë denarë për subjektet juridike. Për të gjitha këto thirrje publike për bazë do të merren të ardhurat mesatare mujore të realizuara gjatë vitit 2019. Ndërsa lartësia e mbështetjes përllogaritet si vlerë për 30 për qind e të ardhurave mesatare mujore, në mënyrë shtesë se cili subjekt aktiv, do të marrë mbështetje financiare në vlerë prej 15,200 denarë për cdo të punësuar” – u shpreh Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
“Me pakon e gjashtë për zbutjen e pasojave socio-ekonomike nga pandemia edhe njëherë në vepër treguam se shteti është partner i qytetarëve dhe i ekonomisë së vendit. Këto thirrje publike janë pjes e masave të cilat në kuadër të pakos së gjashtë janë paraparë 17,7 milion euro për mbështetje financiare të targetuara për dy veprimtari ekonomike. Me 17,8 milion euro do të mbështeten 10 mijë kompani dhe 60 mijë të punësuar bashkët qytetar tanë” – deklaroi Sekretari gjeneral i Qeverisë, Muhamed Zeqiri.
Nga 7 thirrjet publike për masat nga pakoja e gjashtë, dy thirrjet e para janë shpallur për artistët e estradës, thirrja e tretë publike është për organizatorët e eventeve, thirrja e katër është për mbështetje financiare për këndet e regjistruara të lojrave për fëmijë, e pesta është për mbështetje financiare për ushtrues të licencuar të veprimtarisë gastronomike si, janë kabaretë, baret e natës dhe diskotekat, e gjashta është për mbështetje financiare për sallonet e dasmeve, dhe thirrja e shtatë për agjencitë e licencuara turistike. (Fitim Kryeziu, TVM2)
