Maqedoni
Qeveria: Sonte nuk ka orë policore për shkak të Bajramit
12.05.2021 13:57
Prej të enjten, sipas masave të reja të lehtësuara, ora Policore në vend fillon zyrtarisht në ora 24:00...

Prej të enjten, sipas masave të reja të lehtësuara, ora Policore në vend fillon zyrtarisht në ora 24:00 dhe do të përfundojë në orën 4:00 të mëngjesit. Natën mes 12 dhe 13 majit nuk do të ketë orë policore për shkak të festës së Bajramit.
"Përjashtim nga ndalesa dhe regjimi i vaçantë i lëvizjes janë orët e natës së sontme gjatë kohës së festës fetare të Bajramit.", tha Dushko Arsovski, zëdhënës i Qeverisë.
Kovid 19: Ulet numri i të infektuarve dhe të vdekurve
Përvec heqjes së orës policore për Bajram, nga qeveria rikujtuan edhe masat e tjera lehtësuese, që përfshijnë orë më të zgjatura pune për lokalet, dhe lejimin me protokolle të evendete e hapjen e palestrave por edhe lehtësime për cerdhet dhe mjekët.
"Rritet edhe numri i fëmijëve në grupet edukative deri në dy vjet më së shumti deri në 15 fëmijë dhe në grupet edukative prej dy deri në 6 vjeç, më së shumti 20 fëmijë. Me vendim të qeverisë lejohet shfrytëzimi i pushimeve mjeksore për puntorët shëndetësorë në përputhje me planin e udhëheqësit të institucionit pa e cënuar funksionimin normal në institucionet shëndetësore.", tha Arsovski.
Lehtësimi i masave vjen pas një qetësimi të ndjeshëm të situatës epidemiologjike në vend. Në një javë ëhstë vërejtur ulje e infektimeve të reja për 37,2 për qind dhe ulje prej 37,1 për qind e numrit të të vdekurve. vazhdon me ritme të shpejta edhe procesi I vaksinimit. Deri tani janë aplikuar 145 mijë e 43 doza të vaksinave, nga të cilat, 121 mijë e 181 qytetarë janë vaksinuar me dozën e parë, ndërsa janë rivaksinuar 23 mijë e 862 qytetarë. Vetëm të martën me dozën e parë u vaksinuan 13 mijë e 76 qytetarë. Aktualisht, 35 për qind e popullsisë mbi 70 vjeç e kanë marrë të paktën një dozë vaksine, theksojnë nga Ministria e Shëndetësisë. Për vaksinim kanë aplikuar 303 mijë e 574 qytetarë. Në repartet Covid në vend aktualisht ka 649 pacient pozitivë dhe janë mbyllur qendrat kovid në Klinikën e Kardiologjisë, ORL-së, në Klinikën e Sëmundjeve të Syve si dhe në Institutin
GYLTENE SINANI
