Maqedoni
Protesta kundër digjitalizimit të librave, Carovksa: Reformat në arsim janë të vonuara
12.05.2021 14:29
Protestat kundër digjitalizimit të librave shkollor dhe nisma për referendum....

Protestat kundër digjitalizimit të librave shkollor dhe nisma për referendum për reformat arsimore, janë e drejtë e garantuar kushtetuese. Ky është qëndrimi i Ministres së Arsimit Milla Carovska, për protestën e paralajmëruar nga prindërit të shtunën në të gjitha qytetet e vendit. Sipas saj kjo reformë do të vazhdojë sepse e njeta nuk është e përshpejtuar, por e vonuar.
"Nëse do ta bënim këtë para dhjetë vitesh nuk do të ishim renguar ulët në testimet ndërkombëtare që tregojnë se nuk është e saktë që nxënësit tonë nuk munden të mësojnë, por sistemi në të cilin mësojnë nuk është adekuat, sepse testimet ndërkombëtare kërkojnë ndërlidhjen e njohurive nga shumë disciplina. Nxënësit tanë për fat të keq, nuk janë të përgaditur për sfidat e kohës së re. Koncpti presim të jep rezultate pas pesë apo gjashtë vitesh.", tha Milla Carovska, ministre e Arsimit.
Carovska: Harruam investimet në infrastruktirë e trajnime
Sipas Carovskës paralelisht do të investohet në tre komponentë, infrastrukturë, programe mësimore dhe trajnim të mësimdhënësve.
"Ne me vite kemi harruar të investojmë në infrastrukturën shkollore. Është investuar në përmendore, duke harruar se potencial i vetëm janë njerëzit që duhet të përfshihen në sistem arsimor konform nevojave që i sjell koha bashkëkohore. Koncepti i ri e bën këtë sepse koha bashkëkohore është më dinamike, e ne në libra kemi informata të vjetëruara që nuk iu shërbejnë më as nxënësve e as mësimdhënësve.", tha Carovska.
Për realizimin e digjitalizimit parashihen edhe trajnime për mësimdhënësit dhe do të keët mundësi për zhvillim në karrierë për arsimtarët e dalluar.
FLUTURA LATIFI
