Strugë, qytetarët përgatiten për Fitër Bajramin

12.05.2021 14:42

Përgatitjet e Fitër Bajramit kanë mbushur rrugët dhe tregjet e qytetit të Strugës....

Përgatitjet e Fitër Bajramit kanë mbushur rrugët dhe tregjet e qytetit të Strugës. Të shumtë janë edhe mërgimtarët të cilët duan të festojnë pranë familjarëve.

Qytetarët përgatiten për festimet me më të afërmit për shkak të pandemisë.

“Po po jemi përgatit, në ambiente familjare, kushtet nuk dirigjojnë për më shumë, kështu që ja vlen aty”

“Po, tulluma mish ato duhen. Po mir mendojmë të fesojmë të shohim me këtë virusin.“

“Po patjetër, ja kemi dalë në pazar, çka blejmë, çka na sheh syri se ende jemi me ramazan. Shum mirë me familjen, un jam vetëm me shoqen, fmit i kam në Zvicër por kemi ardh për festën.” – u shprehën disa qytetarë strugan.

“Po si çdo vit e presim Bajramit, blejmë tesha, më dobët këtë vit se ska ambient. Nëpër shpija, nëpër banesa me familjen dhe pastaj do dalim të pijmë ndonjë kafe.”

Tregëtarët: Shitjet nuk janë si vitet e kaluara

Tregtarët thonë se janë rritur shitjet e produkteve, por nuk është si vitet e kaluara.  Pandemia ka ndikuar shumë.

“Sipas situatës të pandemisë shitjet nuk janë në nivel të vitit të kaluar tashi shpresojmë që të vijnë gurbeçinjtë, të ketë më shumë shitje, për momentin nuk jemi të kënaqur.”

 “Mir është, sipas ditëve tjera, sot ma mir është puna, çmimet janë të mira, ka njerëz më tepër sot.” – thanë disa nga tregtarët e intervistuar nga TVM2.

Autoritetet apelojnë qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë të gjitha masat kundër Covid 19. (Ilmije Zhaku, TVM2)