Maqedoni

Raporti nacional për reformat në drejtësi, Mariqiç: Gjykatat po çlirohen nga presionet, reromat në gjyqësi dhe polici

12.05.2021 14:58

Dinamika e reformave në gjyqësor po rritet dhe fillon të japë rezultate tha Ministri i Drejtësisë Bojan Mariqiç...

Dinamika e reformave në gjyqësor po rritet dhe fillon të japë rezultate tha Ministri i Drejtësisë Bojan Mariqiç, në prezentimin e Raportit të dytë nacional për matjen e performancave dhe reformave në gjyqësor. Sipas tij megjithatë mbetet sfidë modernizimi i gjykatave, përforcimi kadrovik dhe transparenca. Si shumë të rëndësishme theksoi nevojën e përmirsimit të raportit gjykatë-gazetarë.
 
"Ajo që më gëzon nga raporti është rritja e perceptimit pozitiv tek gjykatësit edhe atë me 17 pikë të përqindjes në lidhje me indikatorin se mbi sjelljen e vendimeve nuk ndikojnë intresat privat ,por se ato sillën në bazë të fakteve dhe dëshmive në lëndët.Kjo për mua është një vërtetim për atë që po flasim se gjykatat po çlirohen nga shtypjet dhe se porosisin drejtësi me dinamikë të përforcuar.", tha Bojan Mariqiç, ministër i Drejtësisë.
 
Galloway: Sfidat e reja të Ballkanit Perendimor, reformat në drejtësi
 
"Reromat që parashihen të bëhen në polici dhe në gjyqësi janë sfidat e reja të Ballkanit perendimor dhe kjo parashihet të implementohet në 2,5 vitet  e ardhëshme. tha Rachel Galloway, ambasadore e Mbretërisë së Bashkuar në RMV.
 
Ekspertët: Ka ende segmente ku duhet punë
 
Ekspertët thonë se ende ka segmente që janë larg mesatares europiane. 
 
"Egziston ndarje në mendim se nëse  bazat e parapara për përgjegjësi të antarëve të Këshillit Gjyqësor garantojnë mbrojtje plotësuese në pavarsinë e gjyqësorit dhe se obligimi ligjor për buxhetin gjyqësorë akoma nuk respektohet dhe është larg mesatares evropiane.", tha Lilija Stojkovsk Azafirova, kryetare e Qendrës për Hulumtime dhe Analiza Juridike.
 
"Përqindje e madhe e gjykatësve ,pra përqindje më e lartë se matja paraprake vlerësojnë se sistemi Akmis nuk i nënshtrohet ndikimeve të jashtme. Avokatët me 40% dhe 77% e gazetarëve janë deklaruar negativisht sa i përket këtij indikatori, por duhet të theksoj se avokatët kanë përqindje më të ulët sa i përket asaj se ka çfardo lloi përzierje nga jasht në këtë sistem.", tha Zharko Aleksov nga Qendra për Hulumtime Juridike.
 
Raporti që ka për qëllim indikatorët për matjen e reformave, është inkorporuar në Strategjinë nacionale për reforma në jurisprudencë 2017-2022 me qëllim matjen objektive të reformave në gjyqësor dhe definimin e prioriteteve në rrugën e reformave.
 
FLORIJE BELULI KAMBERI