Ndryshimi i qëndrimit bullgar ndaj RMV-së, Stoev: Qeveria teknike nuk ka aq kompetenca

12.05.2021 15:09

Deri sa Qeveria e RVM-së ka pritje....

Deri sa Qeveria e RVM-së ka pritje se qeveria teknik e në Bullgari pjesërisht do të zgjidh kontestin, për momentin një hap i tillë duket i largët. 

Ministri i ri i Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Svetlan Stoev, është plotësisht i bindur se qëndrimi i Bullgarisë, në lidhje me Maqedoninë dhe integrimin evropian për të cilin pritet drita jeshile nga fqinji lindor, do të mbetet i pandryshuar.

“Pozicioni kornizë i Bullgarisë për Maqedoninë e Veriut është miratuar me konsensus nga të gjitha forcat politike në Kuvend. Ne nuk kemi asnjë autoritet për të ndryshuar këtë pozicion. Tani e tutje, gjithçka është në duart e zyrtarëve në Shkup. Ata janë shumë të shqetësuar për pozicionin bullgar dhe nuk duhet të spekulojnë se do të ketë ndonjë ndryshim në 2-3 muajt e ardhshëm gjatë kësaj qeverie të përkohshme” – tha Ministri i Jashtëm bullgar, Svetlan Stoev.

Zgjidhja e kontestit mes Shkupit dhe Sofjes, Buçkovski: Marrëveshja ekziston, po humb durimi

I dërguari Special i Qeverisë, Vllado  Buçkovski, për BNT ka deklaruar se  zgjidhja për kontestin mes Shkupit dhe Sofjes qëndron tek Marrëveshja për  Fqinjësisë të Mirë të vitit 2017.

Të dy shtetet e kanë të qartë se problemi mes dy vendeve  qëndron në cështjet që kanë të bëjnë  me historinë e përbashkët, por shton se RMV nuk ka durim që të pres që komisioni historik të hap rrugën drejtë BE-së.

“Është  plotësisht e qartë për mua që në fund të fundit gjithçka do të lidhet me historinë e përbashkët. Koha do të punojë për komisionin historik, por ne nuk kemi durim që ai të hapë rrugën drejt së ardhmes evropiane. ekspertët me përvojë të cilët zgjidhin probleme të tilla janë të mirëseardhur, por ne në këtë moment nuk kemi nevojë për ndërmjetësues” – është shprehur i dërguari special i RMV-së për Bullgarinë, Vllado  Buçkovski. 

VMRO-DPMNE: Zaev dështoi negociatat, tani bën rolin e patriotit

VMRO- DPMNE akuzon se vendi  është pa negociata për shkak se dështuan politikat  e kryeministri Zaev dhe tani ai e luan rolin e patriotit.

“Pozicionet e Maqedonisë janë plotësisht të shkatërruara, dhe për këtë është fajtor personalisht Zaev. Poshtërimi i shtetit është rezultat i politikës së një shtylle kurrizore të përkulur të Zoran Zaev. Të kota janë  tani  të gjitha përpjekjet për të dalë nga balta. Në vend të kësaj është e nevojshme dorëheqje e menjëhershme” thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së. (Sanije Kasami, TVM2)