Maqedoni

Kumanovë: Deri tani mbi 8.000 qytetarë të vaksinuar

12.05.2021 15:23

Në qytetin e Kumanovës po rrejdhë pa problem procesi i vaksinimit të popullatës në mënyrë massive, kundër Covid-19.....

Në qytetin e Kumanovës po rrejdhë pa problem procesi i vaksinimit të popullatës në mënyrë massive, kundër Covid-19. Në sallën e sporteve të të shkollës së mesme ekonomike, paralelet në gjuhën shqipe, në ish Kazermën “Hristijan Todorovski Karposh”. Kjo pikë vaksinimi me karakter rajonal përfshinë vaksinimin e të gjithë qytetarëve të rajonit planor verilindor, pra nga Kumanova, Likova, Kratova, Kriva Pallanka, Nagoriçi i vjetër dhe Rankovci. 

“Që nga dita e parë e fillimit të vaksinimit në Kumanovë deri tash në rajonin e Kumanovës janë vaksinuar mbi 8.000 qytetarë. Përndryshe çdo ditë po vaksinohen nga 1.400 deri në 1.500 qytetarë. Procesi po rrjedh pa ndërprerje dhe pa asnjë problem. Dmth interesimi i qytetarëve është në rritje , por ne u apelojmë qytetarëve që të paraqiten n ë ueb faqen e Ministrisë së shëndetësisë vakcinacija.mk, të caktojnë terminë dhe të vijnë e të vaksinohen, sepse vetëm në këtë mënyrë ne mund ti japim fundë kësaj pandemie.”, tha për TVM2, Faruk Alili.
 
“Pardje kemi patur numër më të madh të të vaksinuarve madje 1690 qytetarë, dje 1660. Numri i të interesuarve është i madh, andaj apeloj të paraqiten në vakcinacija.mk, të regjistrohen dhe  të caktojnë terminin për tu vaksinuar. Në këtë pikë vaksinimi, vaksinohen qytetarë nga i gjithë rajoni verilindor, pra nga Kumanova, Likova, Nagoriçi, Rankovci, Kratova dhe Kriva Pallanka. Ndryshe edhe të punësuarit nëpër ambulëanca private vetëm me një vërtetim mund të vijnë të vaksinohen pa caktuar termin.", tha dr. Snezhana Jovanovska.
 
Përpos ekipeve profesioniste mjeksore në aktivitetet e imunizimit masiv janë të kyçur edhe vullnetarë nga Organizata komunale e Kryqit të kuq në Kumanovë. Ata në dy turrne do ti ofrojnë ndihmë logjistike personelit mjeksor për gjatë tërë procesit të imunizimit.
 
FATLUM AQIFI