Maqedoni

Infermierët kërkojnë zgjidhjen e statusit: Punojmë në qendrat Covid për 12.000 denarë

12.05.2021 15:52

Infermierët shpresuan se në këtë kohe pandemie, statusi i tyre do të zgjidhet por në fakt nuk ndodhi...

Infermierët shpresuan se në këtë kohe pandemie, statusi i tyre do të zgjidhet por në fakt nuk ndodhi, edhe pse çdo ditë janë në vijën e parë të frontit në qendrat Covid. Për shkak stusit të pazgjidhur dhe pages së ulët. Dhe me hapjen e Covid qendrave në spitalet private, një numër I madhe I inferiereve  janë larguar nga Shtëpitë e Shëndetit Publik. Në ditën e tyre infermierët këkrojnë t’u zgjidhet statusi.
 
"Kanë status të pa zgjidhur, paga mujore eshte 12 mijë denar pa sigurim shëndetësor dhe pensional. Kjo është një paradoks I madh si dhe ofenduese për profesionin tonë sidomos tani në kohë pandemie. Një numër i madh i inferiereve jane larguar nga shtëpitë e shëndetit publik dhe kanë shkuar nëpër spitale private për fatë të keq, pasi atje u hapën qendrat Covid.", tha Gordana Beshliovska, infermiere.
 
Në këtë kohë pandeme paga e infermierëve aspak nuk ka ndryshuar, ata vetëm 1 herë kan marë shpërblim gjatë pandemisë. Infermierët shpresojnë se së shpejti do të formojnë një Odë të Infermierëve, përmes të cilës shumë më lehtë do të mund t'i zgjidhin problemet me të cilat përballet profesioni i tyre.
 
REJHANE BUSHI METAJ