Maqedoni
Protestat kundër reformave, SASHK: S’kemi kompetenca t’u themi mësuesve mos shkoni
12.05.2021 16:08
Seicili mësues që ndihet i kërcënuar nga reformat e paralajmëruara në arsimin fillor...

Seicili mësues që ndihet i kërcënuar nga reformat e paralajmëruara në arsimin fillor, mund t`ju bashkohet protestave të prindërve, shprehet kreut i Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë Jakim Nedellkov. Ai thotë thotë se sindikata nuk ka kompetenca të ndërhyjë në përzgjehdjet e mësimdhënësve, në domenin e saj është mbrojtja dhe avancimi i të drejtave të punëtorëve.
"Ne kemi kompetenca nëse reforma të tilla rrezikojnë të drejtën e punëtorëve për punësim. Nëse planifikohet të ketë largim nga puna punëtor të tepërt, ulje të pagave te një pjesë e punëtorëve etj. Në atë pjesë kemi kompetenca dhe kemi të drejtë të reagojmë ashpër, por me reforma të tilla vlerësojmë nga ato që kemi diskutuar me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës që mësuesit nuk do të rrezikohen aspak dhe për këtë arsye nuk kemi asnjë qëndrim për diçka që ne nuk kemi kompetencë.", tha Jakim Nedellko, kryetar i sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë.
SEDAT SELIMI
