Maqedoni

150 raste të reja Covid, 16 viktima, 487 të shëruar

12.05.2021 16:47

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë kryer 2093 teste për COVID-19...

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë kryer 2093 teste për COVID-19, prej 150 të cilave kanë rezultuar pozitive.
 
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 16 qytetarë e kanë humbur jetën. Në këto 24 orë janë shëruar 487 pacientë.
 
Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 154.372 raste, prej të cilëve 139.266 janë shëruar, kurse 5.151 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 9.955 raste aktive me virusin korona.