Maqedoni

Ligji për ndërtimet pa leje, Ivanovska: Pasi ta shqyrtojmë ligjin, do të ngremë iniciativë

12.05.2021 17:01

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit sipas të gjitha gjasave do të paraqesë një iniciativë në Gjykatën Kushtetuese....

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit sipas të gjitha gjasave do të paraqesë një iniciativë në Gjykatën Kushtetuese për ligjin e miratuar  dit më parë e që ka të bëjë me legalizimin e ndërtesave të paligjshme, thonë nga KSHPK. Fillimisht do të analizojmë dispozitat e ligjit dhe më pas do të veprojmë thotë kryetarja e KSHPK-së, Biljana Ivanovska.
 
"Qëllimi ynë është që t’i bëjmë analizë ligjit që t’i përcaktojmë të gjitha dispozitat  për të cilat menojmë se mund të ketë rrezik për korrupcion dhe të parashtrojmë iniciativë deri te Gjykata Kushtetuese dhe të kërkojmë që ta vlersojë kushtetutshmërinë e ligjit. Pra fillimisht do të bëjmë analizë dhe të shohim se çfarë do të del por besoj se do të ngrisim.", tha Biljana Ivanovska, kryetare e KSHPK-së.
 
Dit më parë Kuvendi miratoi  ligjin i cili jep mundësinë për të legalizuar të gjitha ndërtesat e paligjshme. Përveç kësaj,do të ndërpriten të gjitha procedurat gjyqësore kundër atyre që kanë shkelur ligjin dhe kanë ndërtuar në mënyrë të paligjshme.
 
NAIM RAMADANI