Maqedoni

Procesi eurointegrues, Osmani: Murin para nesh, ta kthejmë në dritare mundësie

12.05.2021 17:13

Ministri i jashtëm Bujar Osmani ende është optimist se me fqiun lindor do të mund të gjendet zgjidhje...

Ministri i jashtëm Bujar Osmani ende është optimist se me fqiun lindor do të mund të gjendet zgjidhje deri në samitet e verës të Këshillit të BE-së,  edhe pse  nga qeveria teknike e Sofjes  sinjalizojnë se Bullgaria nuk lëviz nga vijat e kuqe, çfarëdo qeverie të udhëheq me shtetin. Ministri Osmani pas takimeve në Bruksel pret përforcimin e diplomacisë së Unionit për t’i hapur shtigjet e prespektivës eurointegruese të vendit. 
 
"Tregova mundësinë që është para nesh para samitit të qershorit për të bërë një thyerje të murit që është bërë para nesh dhe për fat të keq e ka shndëruar qëllimin evropian në vrap pas hijes por duke konsideruar se para nesh është një dritare e mundësisë, të gjithë mbështetësit e zgjerimit do vazhdojnë me mbështetjen e tyre të zëshme, edhe ne duke u angazhuar në raportet bilaterale me Bullgarinë të gjejmë zgjidhje për të filluar tani në qershor, duke pasur parasysh se më tutje dritaret e mundësisë do të jenë më të ngushta.", tha Bujar Osmani, ministër i Punëve të Jashtme.
 
Sztijarto: Pa Ballkanin Perendimor, BE nuk është e plotë
 
Ndërkaq  diplomati hungarez Peter Sijarto i cili qëndroi në Shkup siguroi përkrahjen e Hungarisë për fillimin e bisedimeve të vendit tonë. Shpreson të ndajnë të njëtin pozicoin edhe vendet tjera të BE-së.
 
"Do doja të them qartë. Nuk krahasoj qëndrimin e Hungarisë me ndonjë vend tjetër. Qëndrimi ynë është që nesër të filloni bidsedimet. Vendin e keni në BE. Pa Ballkanin Perëndimor BE nuk është e plotë.", tha Peter Sztijarto, ministër i jashtëm i Hungarisë
 
Vizita e ministrit Sijarto u shoqërua me donacion prej 6000 vaksinave, Astra Zeneca, të dedikaura për nëpunësit policer kufitar. Osmani dhe Siajrto u dakorduan  që qytetarët e dy vendeve  të mud të lëvizin lirshëm mes dy shteteve poqese posedojnë certifikatë vaksinimi.
 
NERMINE MULAKI FEJZULLAHU