Maqedoni

Eurointegrimi, Ramadani: Anëtarësimi sipas parimit të meritave

12.05.2021 17:44

Maqedonia e Veriut shton presionin ndaj BE-së për mbajtjen e konferencës ndërqeveritare për nisjen e bisedimeve....

Maqedonia e Veriut shton presionin ndaj BE-së për mbajtjen e konferencës ndërqeveritare për nisjen e bisedimeve. Analisti Ismet Ramadani tha në Argumentnë TVM 2, se  nisja e bisedimeve do të duhet të bëhet sipas parimit të meritave.
 
“Secili nga këto shtete mund ta shfrytëzon edhe atë meritë përparësinë, në bazë të asaj që kanë arritur të përmbushin këto kushte për të filluar bisedimet, por sido që të jetë nuk mund të jemi shumë optimist për faktin se problematikun në këtë rast Bullgarinë e kemi të çakorduar.”, tha Ismet Ramadani, analist.
 
Selimi: Historia, jashtë kornizës negociuese
 
Analistët Sefer Selimi dhe Emir Hasanoviq konsiderojnë se çështjet dypalëshe s’duhet të jenë pjesë të kornizës negociuese, pasiqë kjo në të ardhmen do të kishte impakt në perspektivën europiane të mbarë Ballkanit Perëndimor. 
 
“Nëse do të krijohet një precedent ku çështjet bilaterale të cilat kanë të bëjnë drejtëpërdrejtë me çështjet të cilat janë vetëm ndërmjet dy shteteve, do të vendosen si pjesë e kornizës negociuese, atëherë Ballkanin Perëndimor haroni që do ta shihni në Bashkimin Europian.", tha Sefer Selimi, analist.
 
Hasanoviq: Fokusi në demitizimin e dy popujve
 
“Një format historik, të përputhet kjo me negociatat e anëtarësimit në BE është skandaloze, dhe është e papranueshme dhe e prish komplet imazhin e BE-së. Ajo që duhet të jetë fokus i diskursit është narrativi toksik në çdo popull që është I drejtuar I një populli tjetër, asimilimi, mohimi I gjenocidit, gjitha këto elemeente nuk kanë vend në Europë.”, tha Emir Hasanoviq, analist.
 
Sipas analistëve, dy shtetet duhet të heqin dorë nga ideologjitë e tyre për njëra tjetrën, duke filluar fillimisht nga Bullgaria e cila mohon gjuhën dhe identitetin maqedonas.
 
MERALE ISMAILI