Gjenden 11 trupa të djegur në Meksikë

28.11.2014 16:58

Autoritetet meksikane kanë gjetur 11 trupa të djegur të burrave të hedhur në anën e një rruge pranë qytetit Guerrero......

Personat ishin të rinj në moshë dhe janë gjetur në pjesën jugperëndimore të Meksikës, raporton CNN-ja, duke cituar autoritetet në Shtetin Federal meksikan të Guerreros.

Sipas pamjeve, në duart e viktimave ka pasur flamuj me mesazhin "JAN POLEHRAT TUAJ” dhe emrin e grupit të bandës, i cili e ka kryer krimin.

"Për fat të keq, këto veprime të dhunshme kanë ardhur në një moment të papritur dhe të errët, në të cilin janë organizuar lëvizjet e krimit dhe janë përhapur shumë në Meksikë. Ngjarjet e reja të këtij lloji janë për të ardhur keq, sepse njerëzit vriten në mënyrën më mizore. Trupave iu është prerë koka dhe janë djegur. Këto krime të tmerrshme bëhen në mes bandave kriminale, të cilat janë rivale me njëra-tjetrën”- deklaroi shefi i Policisë, Francisco Javier Garcia.

Trupat janë gjetur në afërsi të Chilapas, rreth një ore larg nga pjesa perëndimore e Ajotzinapas, ku 43 nxënës u vranë kohë më parë.  Qeveria e Shtetit Guerrero tha se viktimat ishin qëlluar për vdekje dhe kokat e tyre nuk u gjendën. Zyrtarët nuk kanë thënë nëse të dyja rastet kanë lidhje me njëra-tjetrën. (Valbon Bexheti, TVM2)